Lajme

Kadriaj: Mazhoranca veçse ka humbur shumicën parlamentare në Kuvend

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka thënë se mazhoranca veçse ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi që, sipas Kadriajt, ata nuk po mund të votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare, e që sipas saj, po i kërkojnë ndihmë edhe opozitës.

“Po shihet se kjo mazhorancë veçse e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës, sepse kemi dy javë që është mbajtur seanca, ka një javë që kemi pauzuar, sot u caktua përsëri që të procedohet në vazhdim me seancën”, tha Kadriaj.

“Po kërkohet ndihma e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, pasi këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën për të cilën janë mburr”.