Rozë

Kaderi flet pas ndarjes nga Lumbardhi: Pas daljes nga BBVK, jam ballafaquar me një njeri tjetër

By GAZETA SCANNER 1

September 06, 2024

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka folur pas ndarjes nga Lumbardh Salihu, fituesin e edicionit të dytë të këtij formati, ku edhe dyshja krijuan lidhjen.

Kaderi u shpreh se pas daljes nga shtëpia e BBVK-së, lidhja ka qenë ndryshe, e për Lumbardhin është shprehur se “është ballafaquar me një njeri krejt tjetër”.

“Lidhja jonë brenda në Big Brother ka qenë super, fantazi, por jashtë kur kemi dalë, nuk ka qenë ashtu”.

“Lumbardhi brenda ka qenë krejt ndryshe, jashtë jam ballafaquar me një njeri krejt tjetër. S’dua të flas për të asgjë keq, i uroj fat dhe sukses në jeten e vet”, është shprehur ajo në një intervistë për Prive.