Lajme

Kabashi-Ramaj për veriun: Situata është më komplekse, asnjë qeveri s’e ka pasur lehtë

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës sonte në “Edicionin Special” ka folur për veriun e vendit, duke thënë se asnjë qeveri s’e ka pasur lehtë, sepse sipas saj, është situatë më komplekse.

Ajo  gjithashtu u shpreh se është e rëndësishme që  të mos politizohet sektori i sigurisë dhe mbrojtjes.

“Në veriun e Kosovës, asnjë qeveri s’e ka pasur lehtë dhe tash po e sheh edhe kjo qeveri që nuk e ka lehtë, sepse është situatë më komplekse, ku është e përfshirë edhe Serbia. Në shumë mirë e dijmë që ka influencë në Listën Serbe, ka provuar të interferojë brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

“Në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes është shumë e rëndësishmë mos me e politizu sektorin, edhe me pas progres pa marrë parasysh se kush është në qeveri”, u shpreh tutje Kabashi-Ramaj.