7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

“Ka rrezik për luftë”, Qeveria publikon intervistën për gazetën italiane

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” e cila u publikua të hënën – intervista bëri bujë të madhe – pasi kreu i ekzekutivit kosovar ka alarmuar për një konflikt potencial me Serbinë.

“Pas Serbisë qëndron Putini”, ka thënë ndër tjerash kryeministri i Kosovës – deklarata vjen pas pak më shumë se një javë kur në Veriun e Kosovës kishte tensione, pasi serbët lokalë nuk e pranonin reciprocitetin për dokumente.

Intervista e Kurtit dhënë për gazetën italiane ngjalli kritika të shumta, prej politikanëve të opozitës si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile – “po shkakton panika”, ishte kritika qendrore.

Madje nga ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, Kurti u kritikua se deklaratat e tilla po i trembini investitorët potencialë.

E sot Qeveria e Kosovës ka publikuar të plotë intervistën e Kurtit dhënë për “La Repubblica’, po ashtu është publikuar edhe fotografia e Kurti bashkë me gazetarin Fabio Tomacci.

Kurti edhe më parë kishte deklaruar se rrezik për luftë ka. Pikërisht si argument mbëshetës e ka marrë pushtimin rus të Ukrainës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=374300221554229&id=100069227618966

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit