Rozë

“Ka një datë skadence…”/ Aktorja e diagnostikuar me kacer bën deklaratën e papritur: Kam frikë të dal me burra…

By GAZETA SCANNER 1

June 29, 2024

Prej disa kohësh, Shannen Doherty, është duke kaluar një betejë të vështirë me kancerin. Aktorja e fashme ka thënë se fundmi se është në mëdyshje për të takuar burra të rinj.

Teksa fliste në podkastin “Let’s Talkd Off Camera”, Doherty foli për jetën e saj private dhe shpjegoi se nuk ndihet rehat në lidhje. Ajo thotë se ka frikë se burrat do ta refuzojnë sepse ajo ka një “datë skadence” pasi kanceri me të cilin u diagnostikua është faza 4.

“Mendoj se është pak e vështirë për dikë si unë, sipas mendimit tim personal. Është e vështirë të hysh në kontakt me dikë kur e di se mund të ketë një datë skadence”, ka thënë aktorja e famshme.

Më pas ajo shtoi se burrat e kanë edhe më të vështirë se gratë të merren me çështje të tilla si vdekja dhe sëmundja.

“Shumica e burrave luftojnë kur bëhet fjalë për vdekjen ose sëmundjen. Mendoj se është shumë e vështirë të gjesh një të tillë”, shpjegoi ajo.

Më pas Doherty ka deklaruar se është e vetëdijshme për gjendjen e saj, ndërsa ka theksuar se i mungon shoqëria.

“Shoqëria është ajo që mungon më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithsesi, jam e vetëdijshme. Kam aq shumë plagë në trupin tim nga operacionet, saqë nuk mund ta shpjegoj”, përfundoi ajo.

Duke u përgatitur për vdekjen e saj dhe duke shitur sendet e saj personale  aktorja vendosi të pastronte shtëpinë e saj për ta bërë “më të lehtë tranzicionin”.

Gjatë një episodi të podcast-it “Let’s Be Clear”, aktorja shton: “Unë e di se për mamanë time do të jetë e vështirë nëse unë vdes para saj. Prandaj, unë dua që t’ia bëj gjërat më të lehta duke pastruar shtëpinë nga gjërat e mija”.