Juventus ka arritur një fitore të lehtë në Serie A, duke triumfuar me rezultat 3-0 në “Allianz Stadium” ndaj skuadrës së sapopromovuar në Serie A, Como.
Goli i parë ka ardhur në mes të pjesës së parë, kur Samuel Mbangula, në debutimin e tij, ka realizuar një gol të bukur, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës së mbrojtur nga Pepe Reina.
Kur dukej se skuadrat do të shkonin në pushim me një rezultat minimal, Timothy Weah ka shtuar një gol të dytë për Juventusin pas një krosimi të ulët nga Kenan Yıldız, të cilin Vlahović e la të kalonte mes këmbëve.
Juventus e ka mbyllur ndeshjen në minutat shtesë me një gol të tretë nga Andrea Cambiaso, duke siguruar kështu një fillim të suksesshëm të sezonit në Serie A.