Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka vënë syrin te sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, i cili shihet si një zëvendësues ideal për Arkadiusz Milik.
Juventusi është i interesuar për sulmuesin e Chelseat, Broja, por do ta merrte yllin shqiptar në formë huazimi vetëm për një sezon.
Milik është një nga lojtarët jashtë projektit të Mottas, kështu që polaku është hedhur në treg. Sipas “Tuttosport”, skuadra turke Besiktas është e interesuar për ish-yllin e Napolit, dhe Broja shihet si një nga zëvendësuesit e tij të mundshëm në Torino.
Thuhet se Juventusi është në bisedime të avancuara me Brojën.