Një ndeshje emocionuese ka qënë sfida mes Juvetnsit dhe Napolit në Allianz Stadium për javën e 31 të Serie A.
Bardhezinjtë janë mposhtur 0-1 me një gol të Raspadorit në 90+3. Ky sukses i afron edhe më shumë Napolin drejt titullit.
Por Ekipi i Allegrit mund të kishte fituar ndeshjen kur Di Maria realizoi në 82′, por arbitri i anuloi golin argjentinasit pasi Milik kishte shkaktuar më parë faull.
Juventus mbetet në vendin e 3 me 59 pikë, ndërsa në ndeshjen e radhës ata luajnë përballë Bologna në transfertë.