Sport

Juventusi kërkon dyshen së United

By GAZETA SCANNER 1

December 03, 2023

Juventusi po planifikon të “rrëmbejë” dyshen e Manchester United, Donny van de Beek dhe Jadon Sancho në afatin kalimtar të janarit.

Sancho nuk ka luajtura që nga përplasja e tij publike me trajnerin, Erik ten Hag në shtator dhe është i lidhur me një lëvizje te Juventus që nga muaji i kaluar.

Tani “Corriere dello Sport” raporton se klubi italian po planifikon të transferoj dyeshen, Sancho dhe Van de Beek në dritaren e ardhshme të transferimeve.

Mesfushori holandez ka pasur mundësi të kufizuara nën drejtimin e Erik ten Hag pasi ka luajtur vetëm 21 minuta në fushë këtë sezon.

“Bianconerët” e shohin atë si një alternativë ndaj Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli, të cilët aktualisht janë të pezulluar.

Disa ditë më parë, Van de Beek kishte shprehur madje dëshirën e tij për t’u larguar nga Djajtë e Kuq në janar pasi dëshiron të luajë më rregullisht. /