Juventusi e ka fituar Kupën e Italisë, pasi në finale e mposhti Atalantan, me rezultat 1-0.
Golin e vetëm e ka shënuar Dusan Vlahoviq, në minutën e 4’. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Vlahovic shënoi edhe njëherë në minutën e 73’, por që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Më gola nuk prodhoi kjo ndeshje dhe në fund takimi përfundoi në favor të Juventusit, me shifrat 1-0.
Juventusi e fiton Kupën e Italisë për herë të 15-të në histori të klubit.