Sport

Juventus vihet pas talentit portugez

By GAZETA SCANNER 1

July 28, 2024

Është një djalosh me të ardhme të ndritur.

“Ylli” portugez, Francisco Conceiçao e ka treguar veten e tij në fushën e blertë, ku prej dy sezonesh tashmë është një prej lotjarëve që shkëlqen më shumë me fanellën e “Dragonjve” të Porto dhe këto performanca fantastike i vijoi edhe në Euro 2024, ku nderoi Kombin e tij.

Stili i tij i lojës ka mahintur një sërë ekipesh, ndër to edhe “Bardhezinjtë” e Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që po pëson një revolucion të vërtetë në skuadër pas ardhjes së dyshes Gunitoli-Thiago Motta.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave portugeze, “gjigantët” e futbollit italian kanë nisur nga puna për afrimin e 21-vjeçarit, si fillim në formë huazimi, me detyrimin për ta blerë në fund të huazimit.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar Conceiçao ishte një protagonist në sezonin e Porto, ku shënoi plot 8 gola dhe asistoi 8 të tjerë, në 43 sfidat e zhvilluara, ndërsa në Euro 2024 u aktiviziua 4 herë dhe shënoi 1 gol, atë që i dha fitoren “Luzitanëve” përballë Republikës Çeke.