Sport

Juventus nuk ka frikë nga apeli i CR7, arsyet që e lënë klubin të qetë për 19 milionë eurot e kërkuara

By GAZETA SCANNER

September 22, 2023

Apeli i bërë nga Cristiano Ronaldo në drejtim të Juventus në Bordin e Arbitrazhit, me qëllim arkëtimin e 19 milionë eurove të famshme që lidhen me manovrën e pagave, nuk e shqetëson klubin bardhezi.

Sipas “Tuttosport”, arsyeja e parë për qetësinë shpirtërore të klubit të Juventusit, lidhet me faktin se portugezi kishte rënë dakord për heqjen e 4 pagave të njohura mujore në periudhën e Covid, por nuk kishte firmosur më pas letrën tjetër e cili i garantoi rikuperimin e mëvonshëm të 3 pagave.

Për të paraqitur apelimin, avokatët e portugezit ishin mbështetur në dokumentet e hetimit Prisma të Prokurorisë së Torinos, e cila më pas u transferua në atë të Romës pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Më tej, gjatë ditëve të transferimit te Manchester United, vetë Ronaldo kishte nënshkruar një dokument në të cilin thoshte se nuk kishte më asnjë çështje pezull me Juventusin.

Për të gjitha këto arsye, avokatët e klubit Italian ndihen të sigurt, pavarësisht tentativës së bërë nga portugezi.