Sport

Juve pas mbrojtësit te Realit

Ashraf Hakimi është një nga futbollistët që po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Borussias së Dortmundit, ku është huazuar nga Reali i Madridit.

Mbrojtësi shpreson që në fund të sezonit të rikthehet në Madrid, por vështirë se do të gjejë vend në formacionin e Zidane, pasi në krahun e djathtë të mbrojtjes francezi beson verbërisht Dani Carvajalit.

Për këtë arsye klube të shumta kanë nisur punën për të mundësuar transferimin e Hakimit, ndërsa së fundi në këtë garë është futur edhe Juventusi, që kërkon të marrë pikërisht mbrojtësin verdhezi për korsinë e djathtë.

As De Siglio dhe as Danilo nuk bindin në atë krah, ndaj edhe Sarri shpesh i ka besuar Juan Cuadrados, por tani drejtuesit pritet të nisin bisedimet me Realin e Madridit, për të marrë mbrojtësin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 40 milionë euro.