Lajme

Juristi Hasanpapaj: Gjykata Kushtetuese kurrë nuk ka thënë se Asociacioni nuk duhet të themelohet

By GAZETA SCANNER 1

January 30, 2023

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese kurrë nuk ka thënë që të mos themelohet Asociacioni, por ka thënë vërejtje për disa nene që bien në kundërshtim me Asociacionin.

Ai në Pressing të T7 ka thënë se Asociacioni është i pashmangshëm.

“Asnjë qeveri nuk mundet më ju shmang këtij detyrimi ndërkombëtar, marrëveshja është nënshkruar dhe tash është obligim ligjor”, ka thënë ai.

Hasanpepaj e ka përmendur edhe një situatë hipotetike.

“Nëse ka mbështetje kaq të madhe ndërkombëtare për Asociacionin atëherë serbët mund ta formojnë një Asociacion duke e pasur mbështetjen e ndërkombëtare pastaj çështje shkon në Gjykatën Kushtetuese dhe kushtetuesja thotë se nuk ka shkelje. Çka me bë më pas”, thotë ai.