Shëndeti

Ju fishkëllojnë veshët? Ja çka tregon kjo për shëndetin tuaj

By GAZETA SCANNER 1

March 01, 2024

Dukuria e njohur si “tinitusi”, është shumë normale në SHBA, ku gati 50 milionë njerëz e përjetojnë. Për shumicën prej tyre është thjeshtë bezdi dhe asgjë më shumë por nëse kjo ndodh vazhdimisht mund të shkaktohet në problem për gjumin, përqendrimin dhe proceset e tjera ditore.

Shpesh zhurmat në vesh janë shkaktar i pagjumësisë dhe i stresit, sipas mjekësisë.

Edhe pse tringëllima shpesh është e lidhur me humbjen e dëgjimit, ajo nuk e shkakton dhe as nuk e nxitë humbjen e dëgjimit.

Megjithatë, ekzistojnë disa shkaktarë që e nxisin tringëllimën të ndodhë, në njërën ose tjetrën trajtë të saj.

Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave me intensitet të lartë është njëri dhe mund të themi shkaktari kryesor i tringëllimave në vesh. Përveç zhurmave në vesh, mund të shkaktojë edhe humbje të përhershme të dëgjimit.

Një shumëllojshmëri e kushteve dhe sëmundjeve të tjera mund të çojë tek tringëllima në vesh, duke përfshirë:

– Bllokime të veshit për shkak të dyllit apo ndonjë infeksion i veshit. Mund të jetë edhe ndonjë sëmundje e nervit, e tillë si tumor. – Aspirina, disa lloje të antibiotikëve, anti-inflamatorët, qetësuesit, ilaçet kundër depresionit si dhe medikamentet kininë. – Procesi i natyrshëm i plakjes së njeriut. – Sëmundja Meniere, e cila ndikon në pjesën e brendshme të veshit ose sëmundja Otosclerosis, që dëmton eshtrat e veshit të mesëm. – Kushte të tjera mjekësore si tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare, probleme të qarkullimit të gjakut, anemi, alergji, probleme me gjëndrat tiroide apo diabeti. – Probleme shëndetësore të qafës apo nofullës. – Lëndime të kokës apo të qafës. – Tringëllima në vesh vjen edhe nga alkooli, duhani apo droga të tjera por mjekët kanë treguar se edhe lodhja e stresi ndikojnë mjaft shumë.

Për shkak të lidhjes me disa sëmundje të rrezikshme, ekspertët thonë se duhet të këshilloheni patjetër me mjekun tuaj nëse keni zhurma të tilla në vesh.