Lajme

Joseph: Vizita e shefit të CIA-s, sinjal i brengës që ka Uashingtoni për tensionet në Ballkan

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Profesori amerikan Edward P. Joseph, ka vlerësuar se vizita në Kosovë dhe disa shtete të Ballkanit e shefit të CIA-s, William J. Burns, është sinjal i brengës që ka Uashingtoni për tensionet në Ballkan.

“Kjo nuk është një vizitë e lumtur, nuk është një lloj vizite e nivelit të Bill Clintonit, Hillary Clintonit, ndonjë sekretari, siç është sekretari Blinken, ose diçka e ngjashme. Kjo nuk është diçka e mirë, sepse William J. Burns, për momentin është i përshirë shumë seriozisht në negociatat për ndaljen e luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe ky është top prioritet kryesor për administratën e SHBA-ve. Për atë që të vjen në Ballkan, për të vizituar Kosovën, Serbinë, Bosnjën, ndoshta do të ndalet edhe në Bullgari, edhe në Maqedoni të Veriut”, tha Joseph për RTK.

Profesori amerikan tha se shefi i CIA-s, vjen në Ballkan, sepse Uashingtoni i sheh këto pika vështirësish e problemesh.

“Kjo nuk është vizitë e lumtur. Duhet të jemi shumë të qartë për këtë. Është një vizitë fatkeqe dhe një sinjal i brengës në Uashington lidhur me tensionet dhe potencialin e një lloj konfrontimi në Ballkan”, tha ai për Lajmet e Fundit në RTK. Joseph tha se askush nuk e din se çfarë mesazhi ka sjellë shefi i CIA-s, William J. Burns.