Lajme

Joseph kritikon HIllin: Nuk po i shpërndan thirrjet për de-eskalim të Shtëpisë së Bardhë për Serbinë

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2023

Profesori amerikan Edward P. Joseph e ka kritikuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi për mos shpërndarje në rrjete sociale të thirrjeve të Shtëpisë së Bardhë për Serbinë.

Ai ka theksuar se ndaj thirrjes së SHBA-së për Serbinë për tërheqjen e trupave e saj përgjatë kufirit me Kosovën nuk ka reaguar as ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

“Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që t’i tërheqë trupat e saj përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken ia ka nënvizuar Vuçiqit nevojën për të de-eskaluar tensionet me Kosovën. Mbi 10 orë kanë kaluar dhe as ambasadori amerikan në Serbi Christophfer Hill dhe as Ambasada e ShBA-së në Serbi nuk i kanë shpërndarë mesazhet e krizës”, ka shkruar Joseph.