Rozë

Jori Delli tregon historinë interesante si u njoh me të dashurin Italian

By GAZETA SCANNER 1

July 09, 2024

Njohja me Fred De Palma-n nuk ka qenë aspak siç mund ta keni menduar, përkundrazi. 

Ngjan me një histori filmi ajo që ka ndodhur 7 vjet më parë mes Jorit dhe reperit të njohur italian, të cilët tashmë janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. E ftuar këtë të hënë në “Pushime on Top”, modelja bukuroshe tregoi se nuk i ka pasur kurrë qejf të famshmit, aq më tepër këngëtarët, por ja që “kurrë mos thuaj kurrë”.

Historia e njohjes nisi 7 vjet më parë, kur Jori, e shoqëruar nga i dashuri i saj, u përball për herë të parë me Frederico-n, në një club, në Torinë, por ai, në atë moment u soll keq: “Në një moment, unë po ecja vetëm dhe ai pyeti ‘kush është ajo?’ Bënte edhe si garip. Pronari i tha është e dashura e shokut tim. Janë zënë është bërë një çështje pak kështu…. Të nesërmen i kërkon edhe falje të dashurit tim.”

Më pas, Fredi i shkruan Jorit, por ajo iu përgjigj shumë keq: “Nuk më pëlqente fare, nuk më pëlqejnë çunat arrogantë që mendojnë se mund të të kapin lehtë…”.

Kështu kaluan vitet. Pas 3 vitesh, një mikeshë e saj i kërkoi të ishte pjesë e videoklipi, meqenëse ishte në Milano. Jori pranoi, por kur mësoi se këngëtari ishte Fred De Palma, asgjë nuk ndryshoi: “Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Po super profesionalist, kemi folur vetëm 10 fjalë…”

Dy vjet më parë, fundi i verës, Jori single dhe në gjendje jo shumë të mirë, pa humor: “Më shkruan në Instagram, edhe pse unë nuk u kthej asnjëherë përgjigje. Kisha neveri për këta të famshmit, sidomos këngëtarët. Po isha e mërzitur atë kohë. Filluam të flisnim dhe zbulova një anë tjetër të tij që më pëlqeu. Fred de Palma është personazh, po Federico është njeri tjetër…” – tha bukuroshja duke theksuar edhe një herë se janë shumë të dashuruar dhe shkojnë shumë mirë bashkë.