Në dritën e nisjes së dronëve sulmues të Iranit në drejtim të Izraelit, agjencioni ndërkombëtar i lajmeve “Reuters” raportoi duke cituar burime të saj të sigurisë se forcat mbrojtëse ajrore “janë të gatshme të qëllojnë dhe rrëzojnë” dronët iranianë po qe se “shkelin hapësirën ajrore” të vendit të tyre.
Jordania ka shpallur gjendje emergjente dhe ka mbyllur hapësirën ajrore në dritën e sulmit potencial nga Irani drejt Izraelit.
“Reuters, duke cituar dy burime rajonale të sigurisë, raporton se mbrojtja ajrore e Jordanisë është e gatshme të përgjojë dhe rrëzojë çdo dron ose avion iranian që shkel hapësirën e saj ajrore”, raportoi Al Jazeera.
“Burimet thanë se ushtria ishte gjithashtu në gjendje gatishmërie të lartë dhe sistemet e radarëve po monitoronin aktivitetin e dronëve”.