Lajme

Jonuzi: Vetëm 10 minatorë janë ende të ngujuar, pritet të dalin

By GAZETA SCANNER 1

April 10, 2023

Në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi ka thënë se prej tyre, vetëm 10 minatorë vazhdojnë të mbesin të ngujuar në horizontin numër 1 të minierës.

Sipas tij, ata pritet të dalin brenda gjysmë orësh.

“Vetëm edhe 10 kanë mbet. Ata pritet të dalin brenda gjysmë ore”, ka thënë shkurt Jonuzi për teve1.info.

Minatorët dyshohet se kanë mbetur të ngujuar për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor.