Sport

Jonas Vingegaard triumfon për të dytin vit radhazi në Tour de France

By GAZETA SCANNER 1

July 23, 2023

Danezi Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma), 26 vjeç, fitoi këtë të diel për të dytën herë radhazi Tour de France. Edicioni i sivjetshëm përfundoi këtë të diel në Paris, me etapën e 21-të dhe të fundit, e gjatë 115,5 km, nga Saint-Quentin-En-Yvelines në  Champs-Élysées.

Etapa e fundit e Tour de France 2023 u fitua nga belgu Jordi Meeus (Bora-Hangsrohe) në sprint, në qarkun urban të Parisit, me një kohë prej 2h56m13s, me një mesatare prej 39.2 km/h.

Në klasifikimin e përgjithshëm, Vingegaard kryeson me një avantazh prej 7 minuta e 29 sekondash ndaj rivalit të tij të drejtpërdrejtë, sllovenit Tadej Pogacar.

Britaniku 30-vjeçar, Adam Yates, ngjitet në shkallën më të ulët të podiumit, të Tour de France 2023: ai e mbyllin turin me 10 minuta e 56 sekonda më shumë se “danezi fluturues”, ndërsa vëllai i tij binjak Simon Yates, u rendit i katërti.