Ish kapiteni i Chelseat, John Terry ka kujtuar sezonin e parë të Jose Mourinhos në klubin londinez.
Sipas Terryt lojtarët në fillim ishin të frikësuar pas konferencës së parë për shtyp të trajnerit portugez.
“Seancat e para stërvitore ishin një mundësi e shkëlqyer për t’i bërë përshtypje, sepse të gjithë ishim të tmerruar me atë që dëgjuam në konferencën e tij të parë për shtypin. Ishim të gjithë të turbullt, u lidhëm me njëri-tjetrin. Nuk dinim çfarë të prisnim, ishte frikësuese të shihje se sa i sigurt ishte ai”, tha Terry.
Terry tha se puna e Jose Mourinhos e ndryshoi tërësisht mentalitetin te klubi i Chelseat.
“Më pëlqen mënyra se si ai krijoi mentalitetin e botës kundër Chelseat. Ishte shumë e thjeshtë. Ai donte që ne të punonim shumë dhe më pas u tha mediave se lojtarët e tij ishin më të mirët në botë. Nuk na i kishin thënë kurrë këto gjëra. Na bëri të ndihemi shumë të veçantë”, tha Terry.