Sport

Jo vetëm Mbappe, Florentino Perez kërkon në Madrid “yllin” e Manchester City

By GAZETA SCANNER 1

September 12, 2023

Pavarësisht se “gjeli” francez,  Kylian Mbappe mbetet objektivi i madh i Real Madrid, “ylli” Paris Saint-Germain, kaloi një verë plot polemika, duke mos arritur të kompletojtë sërish, kalimin e tij në “Santiago Bernabeu”, me 24-vjeçarin që ka nisur sezonin e fundit me kampionët e Francës, ndërkohë që Florentino Perez pëlqen edhe një sulmues tjetër përveç tij.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Presidenti i “galaktikëve”, Florentino Perez pëlqen shumë 23-vjeçarin e “qytetarëve” të Manchester City, Julian Alvarez, me këtë të fundit që sezonin e shkuar fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe tripletën e famshme me “qytetarët”.

Mirëpo, pavarësisht se konsiderohet një qendërsulmues modern, plot cilësi dhe me aftësinë për të shënuar gola, Mbappe mbetet sërish objektivi kryeso i “mbretërve”, të cilët përveç francezit tashmë do të tentojnë edhe blerjen e Alvarez gjatë merkatos së ardhshme verore.