Këshilla mjekësore

Jo kafe e qumësht para gjumit

By GAZETA SCANNER 1

March 06, 2024

Lëngjet që NUK duhet të pish në darkë për të pasur një gjumë të qetë, por edhe për të mos shtuar më shumë kile, janë paksa surprizë.

Qëndro sa më larg qumështit. Laktoza mund të shkaktojë probleme me tretjen, kur në fakt po përpiqesh të mos shtosh të tjera. Laktoza është sheqer dhe mund të shkaktojë edhe zgjim në mes të natës për shkak të urisë. Thjeshtë mos e bëj!

Kafja, siҫ dihet, nuk është ide e mirë për t’u pirë në darkë. Ashtu si qumështi, edhe kafja të mban zgjuar për një kohë të gjatë.

Mungesa e gjumit bëhet shkak edhe për të ngrënë diҫka tjetër më vonë.

Në vend të kafes, zgjidh ҫajin jeshil, ҫaj kamomili apo ҫajra të tjerë qetësues (pa sheqer), që ju ndihmojnë për të fjetur.