Sport

Jesus në Real Madrid?

By GAZETA SCANNER 1

March 27, 2023

Real Madrid po planifikon transferimin e yllit të Arsenalit, Gabriel Jesus, raportojnë mediet spanjolle.

Braziliani kishte një fillim të jashtëzakonshëm tek ‘Topçinjtë’ përpara se të pësonte një lëndim afatëgjatë.

Por ish-sulmuesi i Man City tashmë është në ‘radarin’ e Real Madridit. Gjigantët spanjoll janë në kërkim të një sulmuesi dhe Jesus thuhet se është në listën e ‘Los Blancos’.

Siç raportohet, presidenti i Realit, Florentino Perez prej kohësh është duke e monitoruar brazilianin të cilin do të provojë të transferojë në ‘Bernabeu’ gjatë kësaj verë.