Rozë

Jessie J pas ndarjes nga Channing Tatum njofton fansat: Jam e lumtur

Këngëtarja Jessie J siguroi fansat se është ‘e lumtur’ pas ndarjes me Channing Tatum.

31-vjeçarja postoi një video të shkurtër në Instagram me përshkrimin: E lumtur.

Jessie dhe Tatum qëndruan të lidhur për një vit para se ti jepnin fund marrëdhënies muajin e kaluar.

Por burimi shtoi se ata janë akoma miq të mirë dhe mbajnë kontakte me njëri-tjetrin.

Tatum më parë ishte martuar me Jenna Dewan. Ata kanë një vajzë 6-vjeçare Everly dhe njoftuan ndarjen e tyre në prill 2018 pas gati 9 vitesh martesë.

Gjashtë muaj më vonë, u përfol se aktori ishte në një lidhje me këngëtaren përpara se të bënte zyrtare marrëdhënien në Instagram.

Ndërsa ish-bashkëshortja e tij Dewan po pret një fëmijë nga i dashuri aktual Steve Kazee.