Rozë

Jennifer Lopez u kërkon falje fansave, cila është arsyeja?

By GAZETA SCANNER 1

November 12, 2024

Në një intervistë në “The Graham Norton Show”, Jennifer Lopez u kërkoi falje të gjithë fansave të saj për anulimin e turneut të saj, “This Is Me… Live”, asokohe për të kaluar kohë me familjen e saj.

“Unë do të doja t’u kërkoja falje fansave, sepse e di që shumë prej tyre ishin përgatitur. Unë në fakt pashë fansat këtu që më thanë, kjo ishte në të vërtetë shumë prekëse, pasi dolën nga hoteli dje, dikush tha: “Oh, kisha bileta për të shkuar të të shihja”, dhe unë thashë, “Mua më vjen shumë keq, më fal” dhe ai tha: “Mos kërko falje. Ne të duam. Fillova të qaja menjëherë”, tha këngëtarja dhe aktorja e famshme.

Në atë kohë, një djalë nga publiku pranoi se ishte ai fansi me të cilin ajo ishte takuar dje dhe Lopez tha me zë të lartë: “Ishe ti?! O Zot”.

Më vonë, aktorja u ngrit nga vendi dhe e përqafoi fansin. Ajo vazhdoi duke thënë.

“Hipa në makinë dhe qava. Sinqerisht, ishte shumë e vështirë për mua ta anuloja dhe nuk e kam bërë kurrë më parë. Më vjen keq”.