-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Jennifer Lopez i habit të gjithë, kushti që i ka vënë Ben Affleck për t’u martuar

- Advertisement -

Një vit pas ribashkimit të tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u fejuan. Këngëtarja e ndau lajmin në rrjetet e saj sociale disa ditë pasi ajo u fotografua nga paparacët të cilët dalluan se këngëtarja mbante në gishtin e saj një unazë fejese.

E teksa tashmë duket se dashuria e tyre do kurorëzohet zyrtarisht me një dasmë, JLO ka disa kërkesa që Ben duhet t’i pranojë. Dhe bëhet fjalë për kërkesën më të çuditshme që mund të kemi dëgjuar ndonjëherë.

Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit është ajo e marrëdhënies seksuale e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar, ndërsa për të tjerët nuk është gjë tjetër veçse pjesë e të gjitha marrëdhënieve në botë.

Me sa duket, JLo po i kërkon Affleck-ut që të ketë të paktën katër here marrëdhënie seksuale në javë si pjesë e kërkesave ​​që do të duhet të nënshkruajë në mënyrë që ata të martohen.

Reagimet për kërkesën e papritur (ose jo) të Lopez-it drejtuar Affleck-ut nuk kanë vonuar të shfaqen në rrjetet sociale, ku ndërkohë që disa përdorues mendojnë se është paksa e ekzagjeruar kërkesa, të tjerë mendojnë se nuk është aspak e çuditshme dhe kështu çifti do të kalojë shumë mirë.

Gjatë martesës së tyre, plus kjo është mënyra ideale për të mbajtur gjallë pasionin mes aktorëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit