Jeni të prekur nga ankthi? Parandalojeni atë në vetëm disa hapa

Ankthi është përcaktuar nga Shoqata Amerikane e Psikologëve (APA), si “emocion që karakterizohet me ndjenjën e tensionit, mendimeve shqetësuese dhe ndryshimeve fizike”.

Në terma të përgjithshme ankthi nënkupton çrregullime të ndryshme që shkaktojnë shqetësime, fikë, nervozizëm dhe tendosje. Këto çrregullime varjojnë nga më të lehtat e deri tek ato më seriozet që mund ë ndikojnë në përditshmërinë tonë. Ato ndikojnë në mënyrën se si sillemi dhe çfarë ndjejmë, madje në disa raste duke shkaktuar edhe shqetësime fizike.

Klasifikimi i çrregullimeve të ankthit

1. Çrregullimi i stresit akut: Karakterizohet nga një regjim i menjëhershëm si pasojë e ekspozimit ndaj çdo lloj faktori shqetësues.
2. Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar: Karakterizohet me shqetësim të tepruar, gjithëpërfshirës dhe ka natyrë kronike.
3. Çrregullimi i stresit pas traumës: Shfaqet kur një person ekspozohet ndaj një ngjarje traumatike dhe shoqërohet me frikë ose tmerr intensiv.
4. Fobia sociale dhe çrregullimet e fobive specifike: Fobia sociale: Frikë e dukshme dhe e vazhdueshme në situata dhe veprimtari sociale. Fobitë specifike: Frikë e tepruar, e paarsyeshme që shkaktohet nga prania dhe përfytyrimi dhe parashikimi i një objekti dhe situate të veçantë.

Suplementët e nevojshëm kundër ankthit

Një studim i kohëve të fundit shpjegon se suplementet e acideve yndyrore omega-3 kanë aftësinë të zbusin simptomat e ankthit tek disa njerëz. Në terma shkencorë, Omega-3 janë acide yndyrore polio të pangopura që nuk prodhohen nga turpi. Këto acide gjenden me shumicë tek vajrat e peshkut.

Studimet kanë treguar se këto suplementë zbusin inflamacionin dhe largojnë ankthin.

Ushqimet kundër ankthit

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga ankthi të konsumojnë më shumë nga ushqimet e mëposhtme:

Avokado: Përmban vitamina B1 dhe B2, mungesa e të cilave shkakton ankth akut. Avokado përmban dhe kalium, i cili i ndihmon në presionin e ulët të gjakut, gjithmonë në përfitim të humorit të mirë.
Qumështi: Të pini pak qumësht përpara se të shkoni në shtrat për të fjetur, ju ndihmon të luftoni pagjumësinë, pasi ka prani të antioksidantëve, vitamina B, proteina dhe kalcium, të cilat ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut. Ndërsa prania e magnezit në qumësht, ndihmon lehtësimin e muskujve.

Bajamet: Në sajë të pranisë të mirë të vitaminave E dhe B2, bajamet ndihmojnë sistemin imunitar gjatë kohës së rritjes stresit dhe iu ndihmojnë të keni sërish një humor të mirë.
Lëngu i portokallit: Është një nektar i vërtetë me efektin antistres, pasi përmban vitaminat B dhe C, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Arrat: Frutat e thata dhe arrat në përgjithësi ndihmojnë për të luftuar stresin, sidomos nëse i konsumoni herët në mëngjes.
Vezët: Të cilat janë një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe triptohanit, një amino acid që ndihmon për prodhimin e sterotoninës.
Çokollata e zezë: E cila zbut ankthin dhe ul nivelin e stresit sepse përmban sasi të larta të triptophanit.