Rozë

“Jemi bërë për njëri-tjetrin…”, ish-bashkëshorti i Mariah Carey, Nick Cannon i gatshëm për t’u rikthyer me të pas 10 vitesh!

By GAZETA SCANNER

September 11, 2024

Nick Cannon ka folur së fundmi për martesën me Mariah Carey. 43-vjeçari ka 12 fëmijë me gra të ndryshme, duke përfshirë binjakët 13-vjeçarë Monroe dhe Moroccan me këngëtaren Mariah, 55 vjeçe, me të cilën ai ishte i martuar për gjashtë vjet para se të ndaheshin në 2014. Së fundmi në Fox Fall Press Day Nick ka deklaruar se ai do të kthehej me ish-in e tij: “Po, ajo nuk më do mua. Ajo nuk i pëlqen më sjelljet e mia qesharake.”

Nick i tha E! News në gusht se ai shpresonte që të riktheheshin. Ai tha në atë kohë: “Ne jemi bërë për njëri tjetrin”, përpara se të shtonte se “absolutisht” do të ribashkohej me pesë herë fituesen e Grammy duke shtuar se do të ishte “marrëzi” nëse nuk do ta bënin. Që nga ndarja, Nick dhe Mariah kanë qenë bashkë prindër për binjakët e tyre, me prezantuesin e TV-së që ka 10 fëmijë të tjerë me pesë partnere të tjera.

Ai gjithashtu tha në eventin e Fox se si ai është një bashkëpunues i vështirë kur vjen puna tek fëmijët: “Të merresh me mua duhet të jetë çmenduri”. Por ai këmbëngul se është një baba i përkushtuar, duke i thënë People: “Në fund të ditës, nëse vendosni fëmijët në radhë të parë dhe hiqni egon, mund të bëni gjithçka.”

Ylli i muzikës pop Mariah Carey ka zbuluar së fundmi një strategji që e ndihmon të qëndrojë e ekuilibruar nën presionin e vëmendjes së medias. Këngëtarja thjesht nuk i lexon lajmet që shkruhen për të. Duke folur për revistën “People”, 55-vjeçarja shprehu se ky është mekanizmi i saj kryesor për të menaxhuar famën e saj.

Nuk lexoj asgjë që shkruhet për mua. Ky është mekanizmi im për të menaxhuar famën.

Pavarësisht suksesit të saj të vazhdueshëm, Carey ka marrë vendime të qarta për të mbrojtur jetën e saj personale nga mendimet dhe komentet e të tjerëve.Këngëtarja e famshme e hitit “Always Be My Baby” ka kaluar një ndarje të bujshme vitin e kaluar nga ish-i dashuri i saj, Bryan Tanaka, me të cilin ka qenë në një lidhje që zgjati pothuajse shtatë vjet. 54-vjeçarja është 14 vjet më e madhe Bryan Tanaka.