Rozë

“Je forca ime, je gruaja e jetës…”, Wanda Nara poston mesazhet e Mauro Icardi-t

By GAZETA SCANNER 1

November 12, 2024

Prapaskena të bujshme kanë dalë në sipërfaqe, sa i takon një prej raporteve më të komentuara të viteve të fundit nga mediat rozë, ai mes lojtarit të Gallatasarait, Mauro Icardi, dhe ish bashkëshortes së tij ,Wanda Nara.

Kjo e fundit ka lënë pas raportin me Mauron, teksa ka bërë publike lidhjen e saj të fundit me reperion L-Gante. Mirëpo dyshja duket se nuk e harrojnë kaq kollaj njëri-tjetrin.

Ka qenë vetë Wanda Nara që gabimisht ka postuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku dallohet komunikimi i saj i fundit me Mauron dhe mesazhi i ish bashkëshortit të saj:

 “Po ta përsëris prapë. Dëshirojë gjithçka në jetë ta ndaj me gruan që dua më shumë, me gruan e jetës sime. Je debulesa ime, je forca ime, je princesha që dua e që ja kam premtuar këtë gjë gjyshes tënde, ditë kur u martuam, do të mbështes gjithmonë”.

Mesazh shumë i fortë ky i lëshuar nga Mauro Icardi, që ka ngjallur kuriozitetin e fansave, që presin ndoshta rikthimin e dyshes sërish me njëri-tjetrin.

Ngelet për t’u parë në ditët në vijim nëse Wanda do të pranojë të rikthehet sërish në krahët e Icardit, apo këto mesazhe janë injoruar nga ana e asaj.