Lajmest-slider

Jasmina e vogël qan: “Dua të kthehem në shtëpi”/ Gazetari sjell dëshminë tronditëse nga kampi Roj në Siri

Shqipëria ka ndërmarrë operacionin e tretë të riatdhesimit të 14 fëmijëve dhe 5 grave që ndodheshin në kampin Roj të Sirisë.

Taulant Koplikaj, gazetar i njohur ka qenë në kampin Roj për të sjellë nga atje pamje tronditëse të jetës atje. Nga ky kamp pritet të ndodhin dhe riatdhesime të grave e fëmijëve shqiptarë.

Taulanti me grupin e xhirimit ka qenë atje në muajin korrik për të sjellë dëshminë e grave dhe fëmijëve që janë ende atje dhe kërkojnë ndihmë për tu riatdhesuar.

Ndër të tjera ai sjell dëshminë e Jasminës. Vajza e vogël 11 vjeçe duket e drojtur, ka frikë e nuk mban lotët.

“Je e mërzitur? Përse qan?

“Dua të shkoj në shtëpinë time, nuk dua të rri këtu” thotë vajza.

“Ne po bëjmë të pamundurën për tju dërguar në Shqipëri por duhet të jeni të fortë, edhe pak ditë kanë mbetur. Do të flasim me xhaxhat në Tiranë e do ju kërkojmë tju marrin. Të premtoj. Jasmina do vini në Shqipëri sesbën ju jap fjalën” i thotë gazetari.

Jasminën e qetësojnë këto fjalë e nis e tregon se në Shqipëri ka dajat, tezen. Kujton dhe emrat e shoqeve të saj në Tiranë.

Gazetari e shoqëron këtë video me shënimin se “Shpresoj shume qe Jasmina e vogel te jete ne grupin e te riatdhesuarve. Ajla dhe Amina, dy shoqet e saj ne Tirane, e presin t’iu bashkohet sa me shpejt”

Pjesë e grupit të xhirimit ishin edhe Mahmoud Shiekh Ibrahim, pamjet: Antonio Paesano.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=993410754727157&id=100062939182692