Lajmest-slider

Jashari reagon pas kafshimit të gruas shtatzënë nga qentë endacakë

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas kafshimit të gruas shtatzënë nga qentë endacakë në Prishtinë, duke e ka konsideruar “absurde se si institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin asgjë për të mbrojtur qytetarët nga rreziku që atyre iu kanoset çdo ditë nga qentë endacak”.

Jashari reagimin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, teksa ka thënë se është e papranueshme që qentë endacakë rrezikuan dy jetë përnjëherë.

Postimi i plotë:

E tmerrshme dhe e papranueshme që një nënë shtatzënë sot rrezikoi jetën e saj dhe të foshnjës nga qentë endacak në Prishtinë

Absurde se si institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin asgjë për të mbrojtur qytetarët nga rreziku që atyre iu kanoset çdo ditë nga qentë endacak.

Heshtja dhe mos reagimi i përgjegjësve institucional sikur tregon që për ata nuk kanë aspak vlenë jetërat e qytetarëve dhe kështu ende lejojnë që njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre nga qentë endacak.

Kjo nuk mund të tolerohet dhe për këtë dikush duhet të jap llogari.
Si kryetar i komunës disa herë edhe brenda këtij muaji kam kërkuar nga institucionet përgjegjëse veprime konkrete në parandalimin e rasteve të tilla, të cilat po ndodhin në çdo komunë të Kosovës, por ajo që më shumti me habit është mos reagimi i institucioneve që një herë e përgjithmonë të bëjmë një zgjidhje dhe kështu më të mos bëhemi top lajm në Evropë e botë si shtet që nuk kujdesemi për sigurinë e qytetarëve apo më miri të themi më shumë kujdesemi për qentë endacak sesa për qytetarët tonë.

Edhe një herë para se të bëhet vonë kërkoj nga institucionet gjegjëse që të bëjnë një zgjidhje të përhershme për qentë endacak dhe kështu raste të tilla të mos përsëriten kurrë.

Viktimës së sotme i uroj shërim të shpejtë dhe shpreh keqardhjen time dhe i kërkoj falje në emër të të gjithëve që si shtet nuk mundësuam që ajo si nënë të shëtis dhe t’i dërgoj fëmijët e saj në çerdhe pa frikë se mund të sulmohet për vdekje nga qentë endacak. 

E tmerrshme dhe e papranueshme që një nënë shtatzënë sot rrezikoi jetën e saj dhe të foshnjës nga qentë endacak në…

Geplaatst door Bekim Hamëz Jashari op Donderdag 22 oktober 2020