Lajme

Jasharaj flet për “grevë të heshtur”: Kurti e Nagavci as që duan të takohen me ne

By GAZETA SCANNER 1

February 10, 2024

Kryetari i SBASHK-it, Rrahman Jasharaj, ka folur për gjendjen e rëndë në sektorin e arsimit.

Ai ka bërë me dije se mësimdhënësit janë në një “grevë të heshtur”

Në një intervistë për “Ekonimia Online”, ai ka treguar se greva e heshtur nënkupton mungesën e vullnetit të mësimdhënësve.

Ai ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci nuk duan të takohen me ta.

‘Grevë të heshtur’ e kam quajtur kur mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë në tërë sektorin publik janë të pakënaqur dhe nuk japin kontributin e duhur. Grevë e heshtur në arsim nënkupton kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore hynë në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje, kryesisht në rastin konkret kur kryeministri, ministrja Nagavci as që duan të takohen me ne e të dëgjojnë hallet tona. Si rast më konkret i një rreziku për grevë të heshtur është pakënaqësia tejet e madhe, në arsim, polici, zjarrfikës me rastin e koeficientit nga 105 në 110 që është ironike”, është shprehur Jasharaj.