Bajram Jashanica ka vazhduar bashkëpunimin me klubin e Ballkanit.
Klubi suharekas ka njoftuar se Jashanica ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2026.
“Një prej aseteve tona të çmueshme të sukseseve historike, vazhdon me kampionët edhe për 2 vjet. “Muri” ynë i mbrojtjes, Bajram Jashanica, nënshkruan deri më 2026”, thuhet në njoftim.
“Klubi i uron suksese futbollistit, drejt objektivave tona të përbashkëta”.