Sport

Jashanica mes Kukësit, Tetovës dhe Prishtinës

Mbrojtësi kosovar Bajram Jashanica me shumë mundësi do të largohet nga Skënderbeu, edhe pse prej dy vitesh nuk luan për shkak të pezullimit që  UEFA i dha për përdorim të substancave të ndaluara.

Në shkurt qendërmbrojtësi e përfundon dënimin dhe pritet të rikthehet të luajë. Kukësi është një nga klubet që dëshiron shërbimet e Jashanicës, sikurse edhe Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi i korçarëve ka edhe propozime të tjera dhe do i duhet të vendosë së shpejti se ku do ta vijojë karrierën.

ABC News mëson se për shërbimet e Jashanicës është futur në garë edhe klubi i Prishtinës, që kërkon të kthehet te titulli kampion. Bardhekaltrit i kanë bërë një ofertë dhe po bëjnë gjithçka ta bindin atë të luajë me ta, transmeton GazetaScanner. Vetë Jashanica nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Kosovë, ku në të shkuarën ai është aktivizuar te Hysi, para se të provonte eksperiencën e parë në Superiore me Besën e Kavajës. /GazetaScanner/