Lajme

Januzaj: Shqiptarët e UDB-së ishin përtej tradhtisë, ishin kundër vetvetes e historisë

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2024

Ish-i burgosuri politik, Januz Januzaj, ka folur në “Debat Plus” për mekanizimin famëkeq të regjimit titist, UDB-në (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav) dhe për shqiptarët që iu shërbyen me zell qëllimeve fashiste e entonacionaliste serbo-jugosllave.

Sipas Januzajt, shqiptarët që ishin pjesë e këtij shërbimi nuk mund të cilësohen thjesht si tradhtarë; përkundrazi, ai i konsideron ata si njerëz që vepruan kundër vetes dhe historisë së tyre.

“Dhe është përtej kësaj fjalës që po lexoj ‘tradhti vëllezërish” (‘Tradhti vëllezërish, shqiptarët dhe UDB-ja, titulli i serisë së emisioneve në “Debat Plus), ata nuk kanë bërë tradhti, ata kanë bërë lëvizje kundër vetvetes, historisë. Është diçka e shpjegueshme, njëkohësisht është edhe paradoks i pashpjegueshëm”, ka thënë Januzaj në “Debat Plus”.

Januzaj thekson se roli i UDB-së duhet të shihet në një kontekst më të gjerë historik, kur filluan shtypjet dhe vuajtjet e popullit shqiptar nën pushtetin serb.

“Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, por ajo të kthen jo vetëm në vitin në vitin 81, ajo të kthen prej pushtimit serb, prej vitit 1912. Të kthen në histori e cila është vuajtje, vrasje, ndjekje, mjerim dhe gjithçka që ka të bëjë me shtypjen një populli. Është një trishkronjësh i poshtër. Kur them i poshtër, e kam fjalën vetëm për shqiptarët. Sepse ato tri shkronja janë të një pushteti serb që ka dashur ta ruajë pushtetit e vet, shtetin e vet, por të shqiptarët jo. shqiptarët te këto tri shkronja kanë qenë në një proces kundër historisë”, ka shtuar Januzaj.