Sport

James Rodriguez i ka ditët e numëruara te Real Madridi

Zinedine Zidane ka zbuluar se me kërkesë të kolumbianit, nuk u ftua për ndeshjen me Athletic Bilbaon të cilën Real Madridi e fitoi 1-0 me golin e Sergio Ramos.

James nuk është ftuar sepse ai vet ka dashur të mos ftohet për punë të veta”, shpreh Zizu.

I pyetur se cilat kanë qenë arsyet, Zizu tha “s’dua të flas më për këtë”.

Është e qartë se përfundimisht James do të largohet gjatë verës nga Real Madridi.