Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, që u ndalua ditë më parë nga Maqedonia e Veriut, është liruar në arrest shtëpiak.
Pas lirimit, Ramadani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka përshëndetur bashkëluftëtaret, bashkëkombësit dhe të gjithë ata që u interesuar dhe u kujdesën gjatë ndalimit të tij në Maqedonisë së Veriut.
“Dua që ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombasit e mi, vëllezërit të pushkës e gjakut ,këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka Shqiptarë, që treguan interesim dhe kujdes për situatën time. Jam mirë, rehat e shëndosh! Ju përshëndes nga Çairi i Shkupit.” – ka shkruar ai.