Stresi ka zbuluar se është duke u njohur me dikë. Mesa duket ai ka lënë pas historinë e dashurisë me Keisin, për të cilën edhe u fut brenda “Big Brother Vip Kosova”, duke i kërkuar një shans të dytë.
Mirëpo ai ka zbuluar se është i fokusuar te njohja me vajzën e re që mesa shihet i ka marrë të gjithë vëmendjen.
”Jam duke u njoft me dikë dhe normal jam i foksuar tek dikush tjetër”- shkruan ai në “instastory”, pasi u pyet se pse kohët e fundit kishte ndryshuar.
Siç duket Stresi “bad boy” nuk është më i tillë. Ne jemi gjithë sy e veshë për të mësuar më shumë për raportin e tij të ri!