Zyrtarisht ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime lufte.
Aty përmenden më shumë se 400 persona që dyshohet se janë ndaluar jashtëligjshëm, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.
Prokurori i ZPS ka pyetur të gjithë ish-krerët e UÇK-së se a e kuptojnë akuzën.
Jakup Kransiqi zëshëm e ka kundërshtuar akuzën duke thënë se nuk e kupton se si është përpiluar.
“E kam të vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo aktakuzë. Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën përmbahet në aktakuzë”, tha ai para prokurorit përcjell Insajderi.
Kur u pyet sërish nga gjykatës se a e kupton aktakuzën tha se “Jam tërësisht i pafajshëm”.