Rozë

Ja si duket trupi i gruas më magjepsëse në botë

By GAZETA SCANNER 1

April 23, 2023

Manekinia Ashley Graham (35) arriti në vendin e parë të listës “HOT 100” të Maxim-it dhe kështu fitoi titullin e gruas më seksi në botë.

Manekinia që i lëviz kufijtë është sigurisht Ashley Graham, e cila u shpall edhe një herë femra më seksi në botë dhe kështu rrëzoi trendin e manekineve me trup të hajthëm.

Trupi i saj i mbushur është provë se nuk keni nevojë të vdisni nga uria për t’u dukur mahnitëse. “Ashley, mbretëreshë e femrave me trup të mbushur, është një frymë e freskët në industrinë e modës. Ajo nuk është thjesht një manekine, ajo është një lëvizje. Ashley na kujton se sekreti nuk është vetëm në pranimin e formave të trupit, por edhe në pranimin e vetvetes ashtu siç jemi. Ashley është një vepër arti që ec. Po të ishte gjallë Botticelli, ajo do të ishte Venera e tij”, shkruan redaksia e Maxim-it.

Vendin e dytë në këtë listë e zuri Margo Robi dhe në vendin e tretë Ana de Armas.