Sport

Ja sa duhet të paguaj Interi për mbrojtësin shqiptar të Verona-s

Marash Kumbulla është një nga emrat më të kërkuar te skuadra e Veronës gjatë këtij sezoni.

Mbrojtësi i kombëtares sonë me ndeshjet e para në elitën e futbollit italian, ka arritur që të tërheq interesimin e disa skuadrave të mëdha.

Një prej tyre është edhe Inter, që ka një interesim konkret për shkodranin. Disa ditë më parë, mediat pranë klubit zikaltër shkruajnë se ka pasur një takim për të ardhmen e mbrojtësit. Verona nuk ka ndërmend që të heq dorë prej tij pa 15 milionë euro, raporton KJ.

Interi ndërkohë nuk do ta ketë aspak të thjeshtë, pasi në garë për të janë edhe Juventusi dhe Lazio, që gjithashtu janë shumë të interesuar për të mos humbur një prej talenteve më të spikatur. /GazetaScanner/