Sport

Ja sa bileta do t’u takojnë “Dardanëve” për ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovë

Maqedonia e Veriut do ta pres Kosovën në stadiumin ‘Toshe Proeski’ në Shkup, stadium që ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve.

Sipas rregullave të qeverisë evropiane të futbollit (UEFA), tifozëve të përfaqësueses së Kosovës, apo thjeshtë thënë FFK-së, për këtë ndeshje të rëndësishme do tu takojnë 8% të biletave.

Kësisoj “Dardanët”, do t’i kenë në dispozicion tre mijë bileta për këtë ndeshje të rëndësishme.

Nga FFM-ja, ende nuk është menduar se si do të shiten biletat për tifozët vendas. Kishte paralajmërime se  biletat edhe për futbolldashësit vendas do të shiteshin me një regjim special (me dokument identifikimi) dhe vetëm 1 biletë për 1 person.