Sport

Ja kush do e gjykojë ndeshjen e Anglisë dhe Zvicrës

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Anglia dhe Zvicra do të përballën këtë të shtune në çerekfinale të EURO 2024.

E lidhur me këtë super ndeshje, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka zbuluar gjyqtarin që do ta gjykojë ballafaqimin e Anglisë me Zvicrën ku do të  zhvillohet në stadiumin e Dusseldorfit.

Daniele Orsato, njëri nga më të mirët, do të jetë ai që e gjykon takimin e së shtunës nga ora 18:00.

Orsatos do t’i bashkohen tre italianë, Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini si asistent dhe Massimilano Irrati në sistemin VAR.

Kurse gjyqtar i katërt do të jetë gjermani, Daniel Siebert.