Rozë

J Balvin kërkon falje publike për videoklipin e këngës “Perra”

Ylli i muzikës latine 36-vjeçar J Balvin kërkoi falje publike për videoprojektin e tij të fundit me titull “Perra” një bashkëpunim me rep artisten dominikane, Tokischa. Këngëtari u kritikua ashpër për videoklipin kontrovers ku ai shfaqet me dy gra me ngjyrë të lidhura në zinxhirë.

Balvin nëpërmpjet një statusi në rrjetet sociale kërkoi falje në publike për këtë veprim të pandjeshëm nga ana e tij.  “Unë nuk jam person i tillë. Unë besoj shumë në tolerancë, dashuri, paqe dhe gjithëpërfshirje. Po ashtu më pëlqen t’i mbështes artistët e rinj, në këtë rast reperen Tokischa, një grua e cila përkrah dhe promovon njerëzit dhe komunitetin e saj e fuqizon gratë”.

Balvin komunikoi gjithashtu vendimin e tij për të larguar videoklipin e këngës “Perra” nga platforma YouTube duke u shprehur se po e ndërrmerr këtë vendim në shenjë repekti dhe se për shkak të kritikave ka vendosur të deklarohet publikisht.

Nënë, dua të të kërkoj falje edhe ty. Faleminderit të gjithëve që më dëgjuat”, përfundoi statusi i tij.