Një zyrtar izraelit ka thënë se Izraeli nuk sheh asnjë shenjë përparimi në bisedimet e armëpushimit që po zhvillohen në Kajro.
Zyrtari i ka thënë Reuters se një delegacion i zyrtarëve të nivelit të mesëm izraelit do të qëndrojë në kryeqytetin egjiptian, shkruan Sky News.
Hamasi tha se ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi të paraqitur nga ndërmjetësit në Egjipt dhe Katar, por propozimi u refuzua nga Izraeli.