Botë

Izraeli thotë se Hamasi kishte planifikuar t’i sulmonte ambasadën në Suedi

By GAZETA SCANNER 1

January 14, 2024

Shërbimi i inteligjencës së jashtme izraelite Mossad ka akuzuar një anëtar të dyshuar të Hamasit për planifikimin e një sulmi ndaj ambasadës në Suedi.

Pasi një grup autoritetesh daneze, gjermane dhe suedeze bënë disa arrestime muajt e kaluar, Mossad tha në një deklaratë të premten se një anëtar i dyshuar i Hamasit mori urdhra nga një qendër komandimi në Liban dhe kishte “qëllim që ta sulmojë ambasadën izraelite në Suedi.

Nuk është e qartë nëse ai individ është në mesin e të arrestuarve nga autoritetet evropiane muajin e kaluar, shkruan Al Jazeera.

Hamasi ende nuk ka komentuar, por ka thënë në të kaluarën se i kufizon sulmet në Izrael-Palestinë.