Ushtria izraelite thotë se planifikon të zhvendosë 1.4 milion palestinezë të zhvendosur të strehuar në Rafah në “ishujt humanitar” në qendër të territorit.
Pavarësisht alarmit nga aleatët ndërkombëtarë, Benjamin Netanyahu është zotuar të nisë një ofensivë në Rafah, duke thënë se katër batalione të Hamasit ndodheshin atje.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se civilët do të zhvendosen në zonat e përcaktuara në koordinim me aktorët ndërkombëtarë.
“Ne duhet të sigurohemi që 1.4 milion njerëz do të shpërngulen. Ku? Në ishujt humanitar që do të krijojmë me komunitetin ndërkombëtar,” tha Hagari.
Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha muajin e kaluar se organizata nuk do të mbështesë asnjë “zhvendosje të detyruar” të civilëve nga Rafah.