Gjatë një vizite në kufirin verior të Izraelit, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant u zotua se IDF-ja do të eliminojë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe paralajmëroi Hezbollahun se IDF-ja ka përgatitur forcën e saj ajrore për të luftuar në kufirin verior nëse është e nevojshme. Ai pohoi se Izraeli nuk ka interes të shkojë në luftë me Hezbollahun.
“Sinwar vulosi fatin e Hamasit në Gaza. Nëse Nasrallah bën një gabim, ai do të përcaktojë fatin e Libanit”, tha Gallant, duke iu referuar Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, shkruan NBC News.
Gallant tha se IDF-ja ka vrarë 12 komandantë të batalionit të Hamasit dhe ka shkatërruar dhomat e komunikimit, bunkerët dhe tunelet nëntokësore të grupit terrorist.